Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar
Ligji nr. 45/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2021
- Data e miratimit
- 23 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 14 maj 2021
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14
LIGJ
Nr. 45/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.2.2000,
“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
Në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7/b, pika 3, fjalia “Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të
veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit.” shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 7/c, pika 4, fjalia “Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të
veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit.” shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 18, pika 3, pas fjalisë së parë shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:
“Në rastet kur përpara emërimit gjyqtari
i Gjykatës Kushtetuese gëzonte statusin e
magjistratit, në përfundim të mandatit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka të drejtë të caktohet të
paktën në një pozicion në nivel apeli, përkatësisht në gjykata ose në prokurori, me kusht që të
plotësojë kriteret për atë pozicion, në përputhje me legjislacionin në fuqi për statusin e gjyqtarëve
dhe prokurorëve.”.
Neni 4
Në nenin 86, pas pikës 4, shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.