Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”
Ligji nr. 41/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2021
- Data e miratimit
- 23 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 14 maj 2021
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14
LIGJ
Nr. 41/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, datë 21.3.1995,
“KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 14 pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga
një gjyqtar i vetëm.”.
Neni 14/a ndryshohet si më poshtë:
Neni 2
“Neni 14/a
Gjykata e Lartë dhe përbërja
Gjykata e Lartë gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Gjykata e Lartë
gjykon njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5
gjyqtarë dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore në kolegje të bashkuara.”.
Neni 3
Në nenin 15, pika 2, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesat e palëve gjatë hetimeve
paraprake ose në seancë paraprake për të njëjtin procedim, me përjashtim të rasteve kur
parashikohet ndryshe në këtë Kod.”.
Neni 4
Në nenin 21 pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një gjyqtar tjetër i kësaj
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.