Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 42/2026, datë 23 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2026
- Data e miratimit
- 23 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 18 maj 2026
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2026-05-18
LIGJ
Nr. 42/2026
PËR LIRINË E VENDOSJES DHE OFRIMIT TË SHËRBIMEVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj përcakton dispozitat e përgjithshme që lehtësojnë ushtrimin e lirisë së vendosjes nga
ofruesit e shërbimeve dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare, duke siguruar një cilësi të lartë
të shërbimeve.
2. Ky ligj nuk rregullon:
a) liberalizimin e shërbimeve me interes të përgjithshëm ekonomik, të rezervuara për subjekte
publike ose private;
b) privatizimin e subjekteve publike që ofrojnë shërbime.
3. Ky ligj nuk rregullon heqjen e monopoleve në ofrimin e shërbimeve dhe as ndihmat e dhëna
nga shteti, të cilat rregullohen nga legjislacioni për ndihmën shtetërore, në përputhje me të drejtën e
Bashkimit Evropian. Ky ligj nuk cenon lirinë e shtetit për të përcaktuar në përputhje me të drejtën e
Bashkimit Evropian se cilat shërbime konsiderohen me interes të përgjithshëm ekonomik, mënyrën
e organizimit dhe të financimit të tyre, si dhe detyrimet specifike që u vendosen këtyre shërbimeve.
4. Ky ligj nuk cenon masat e marra në nivel kombëtar, në përputhje me të drejtën e Bashkimit
Evropian, për mbrojtjen ose promovimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor ose të pluralizmit të
medias.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.