Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë
Ligji nr. 73/2021, datë 3 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 73/2021
- Data e miratimit
- 3 qershor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 6 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 6 tetor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Korrigjim
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2021-07-06
LIGJ
Nr. 73/2021
PËR HEDHJEN NË TREG DHE MBIKËQYRJEN E ARTIKUJVE
PIROTEKNIKË1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton:
1. Të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në
zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të artikujve piroteknikë, në mënyrë që të garantojnë e
të sigurojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore, mbrojtjen e interesave të publikut,
shëndetit e sigurisë së njerëzve dhe konkurrencën e drejtë në tregun vendas.
2. Kushtet dhe kriteret për prodhimin, tregtimin, transporti min, transferimin, magazinimin,
përdorimin, importimin, eksportimin, tranzitimin, asgjësimin, kërkimin, testimin dhe vlerësimin e
përputhshmërisë së artikujve piroteknikë, si dhe kriteret për mbikëqyrjen dhe aplikimin e këtij ligji,
me qëllim mbrojtjen e njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.
3. Mënyrën e organizimit, të drejtat dhe kompetencat e auto riteteve shtetërore përgjegjëse për
kontrollin, mbikëqyrjen dhe sigurinë gjatë zinxhirit të furnizimit deri te përdoruesi fundor.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akreditim” është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi i akreditimit për organin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.