Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar"

Ligji nr. 44/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
29 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 44/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996,

“KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 35 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

1. Në paragrafin e katërt fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:

“Gjykata e apelit shqyrton me një gjyqtar të vetëm ankimet kundër vendimeve për paditë me

vlerë deri në njëzetfishin e pagës minimale në shkallë vendi, që rrjedhin nga marrëdhënie

kontraktore, ankimin e veçantë kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të

ekzekutimit, ankimet e veçanta kundër vendimit të gjykatës që ka shqyrtuar kundërshtimin e

veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, si dhe rastet e tjera të parashikuara në këtë Kod.”.

2. Në paragrafin e fundit pas fjalisë së parë shtohet fjalia:

“Për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup

gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.”.

Neni 2

Në nenin 59 paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Kur gjykata vendos nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, lejohet rekurs i veçantë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.