Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 50/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
50/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
29 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 50/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016, “PËR STATUSIN

E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 11, pika 3, shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) kompensim për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm ose për

caktimin e përkohshëm;”.

Neni 2

Në nenin 12, pika 5, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me

vlerën e elementit “shtesa për pozicion” të pagës mujore të pozicionit drejtor i drejtorisë së

përgjithshme apo të çdo pozicioni tjetër të barasvlershëm me të në Kryeministri. “Shtesa për

pozicion” është elementi bazë i pagës mujore të nëpunësve civilë, nëpërmjet së cilës caktohet

vlera e çdo vendi pune në shërbimin civil, pa u diktuar nga ndryshimet e pagës që shkaktohen

nga rrethanat e posaçme ose individuale të vetë nëpunësit civil si vjetërsia apo shtesa për kushte

pune. Për qëllimet e caktimit të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.