Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 42/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2021
- Data e miratimit
- 23 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 14 maj 2021
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14
LIGJ
Nr. 42/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2016, “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e
Shqipërisë” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:
“dh) “Këshilltar ligjor” është këshilltari që ushtron funksionin e tij në Njësinë e Shërbimit
Ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme.”.
Neni 2
Në nenin 15, pika 1, pas togfjalëshit “krimit të organizuar” shtohet fjala “,terrorizmit”.
Neni 3
Në nenin 57, pika 1, shkronja “a”, pas termit “kancelari” shtohet togfjalëshi “, këshilltari
ligjor”.
Neni 4
Në nenin 65, pika 1, togfjalëshi “prokurorët e komanduar, sipas nenit 69 të këtij
ligji”
zëvendësohet me togfjalëshin “Njësia e Shërbimit Ligjor”.
Neni 69 ndryshohet si më poshtë:
Neni 5
“Neni 69
Njësia e Shërbimit Ligjor
1. Pranë Prokurorisë së Përgjithshme funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor.
2. Ajo ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Prokurorisë
së Përgjithshme duke përfshirë:
a) analizimin, studimin e ankimeve dhe dosjeve penale;
b) përgatitjen e relacioneve për çështjet objekt gjykimi përpara Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës
Kushtetuese;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.