Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 10.3.2021 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre

Ligji nr. 36/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 23 prill 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2021-04-23

LIGJ

Nr. 36/2021

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 6, DATË

10.3.2021, “PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË

DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR

RINDËRTIMIN PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME

DISTRIBUTORË TË AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E

AUTORIZUARA PREJ TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE

DISTRIBUOJNË VAKSINA ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA,

TË CILAT JANË TË CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN

E PRODHIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 10.3.2021, “Për dhënien e autorizimit

ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për

zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose

institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid,

për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e

prodhimit të tyre”.

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 23.3.2021.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.