Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER OVERSEAS LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin
Akti normativ nr. 24/2021, datë 16 qershor 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 24/2021
- Data e miratimit
- 16 qershor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 17 qershor 2021
- Hyn në fuqi
- 17 qershor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2021-06-17
AKT NORMATIV
Nr. 24, datë 16.6.2021
PËR
MIRATIMIN E TEKSTIT TË MARRËVESHJES PËR PRODHIMIN DHE
FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER OVERSEAS LLC DHE
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË,
INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR
RINDËRTIMIN
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet
Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë,
Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik
dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur
në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve
apo në Fletoren Zyrtare.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë
e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ
apo pjesë të saj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.