Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë "Bechtel International, INC", për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës
Ligji nr. 38/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 38/2021
- Data e miratimit
- 23 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 20 prill 2021
- Hyn në fuqi
- 5 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2021-04-20
LIGJ
Nr. 38/2021
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN
DHE EKZEKUTIMIN E KONTRATËS ME SHOQËRINË “BECHTEL
INTERNATIONAL INC.”, PËR PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN
E HIDROCENTRALIT TË SKAVICËS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të autorizojë dhe të përcaktojë procedurën e veçantë për negocimin,
ekzekutimin dhe miratimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.” (në vijim “Bechtel”),
ose një filial të tij, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, bazuar në shprehjen
e interesit paraprak të depozituar në ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë.
Neni 2
Struktura e kontratës
1. Kontrata me Bechtel-in ndahet në dy faza:
a) kontrata e fazës së parë, e cila përfshin aktivitetet paraprake të punës që do t’i mundësojnë
Bechtel-it të paraqesë një propozim tek autoriteti kontraktues për kontratën e fazës së dytë dhe të
ndihmojë autoritetin kontraktues e Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë në
sigurimin e mbështetjes financiare për projektin; dhe
b) kontrata e fazës së dytë, që konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të
Skavicës.
2. Kontrata e fazës së parë përfshin realizimin e veprimtarive të mëposhtme:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.