Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 46/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
46/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
29 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 46/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 98/2016,

“PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, shkronja “e”, ndryshohet si më poshtë:

“e) “Ndihmës ligjor” është ndihmësi që ushtron funksionin e tij në Njësinë e Shërbimit Ligjor

pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit.”.

Në nenin 17, pika 5, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Degët e gjykatave gjykojnë çështje civile dhe penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm.”.

Neni 2

Neni 3

Neni 24 ndryshohet si më poshtë:

“Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të apelit, gjykatat

administrative të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe gjykata e posaçme, për gjykimin e veprave

penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të shkallës së parë dhe të apelit, gjykojnë me trup

gjykues të përbërë nga një gjyqtar, ose me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë, sipas

parashikimeve të ligjeve procedurale, përveç rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe.”.

Neni 4

Në nenin 26 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në fjalinë e dytë, të pikës 3, pas togfjalëshit “mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve” shtohet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.