Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 46/2026, datë 23 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2026
- Data e miratimit
- 23 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 26 maj 2026
- Hyn në fuqi
- 10 qershor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2026-05-26
LIGJ
Nr. 46/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 33/2021,
“PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe
ndryshimet e mëposhtme:
Në nenin 6, pika 1, pas fjalës “drejtorie” shtohet fjala “njësie”.
Neni 1
Neni 2
Në nenin 17 bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Drejtori i përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të
ministrit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që
mbajnë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë.”.
2. Fjalia e parë, e pikës 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Drejtori i përgjithshëm duhet të përmbushë këto kritere:”.
3. Shkronjat “d” dhe “dh”, të pikës 2 shfuqizohen.
4. Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masa për shkelje
të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;”.
Neni 3
Në nenin 19 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Titulli i nenit ndryshohet duke hequr togfjalëshin “dhe drejtorët e drejtorive”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Zëvendësdrejtori emërohet nga ministri, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Gardës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.