Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015, "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave"
Ligji nr. 77/2022, datë 17 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2022
- Data e miratimit
- 17 nëntor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 168, 15 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2022-12-15
LIGJ
Nr. 77/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 133/2015 “PËR
TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT
TË PRONAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të
pronave” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
“2/1. Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare duhet të sigurojë që vlera e përgjithshme
e kompensimit, pavarësisht formës së kompensimit, të jetë jo më pak se 10 për qind e vlerës së
pronës, të llogaritur sipas zërit kadastral aktual. Për këtë qëllim, kur pronës së njohur për
kompensim i ka ndryshuar zëri kadastral, si dhe nga vlerësimi i vendimeve përfundimtare, sipas
pikave 1 dhe 2 të këtij neni, rezulton që subjekti i shpronësuar përfiton më pak se 10 për qind të
vlerës së pronës së llogaritur sipas zërit kadastral aktual, prona e njohur për kompensim
vlerësohet në bazë të zërit kadastral aktual.”.
2. Në pikën 7 fjalët “marrja e shpërblimit” zëvendësohen me fjalët “datën e publikimit”.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.