Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 43/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
43/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
1 qershor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 43/2021

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 244 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 244

Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt

deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj personit që ushtron funksionin

publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me

detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit.

Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose

për persona të tjerë, është mbi vlerën 50.000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet

me burgim nga një deri në tre vjet.”.

Neni 245/1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

Neni 245/1

Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.