Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 13, datë 31.3.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8688, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”
Ligji nr. 56/2021, datë 4 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 56/2021
- Data e miratimit
- 4 maj 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 1 qershor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2021-06-01
LIGJ
Nr. 56/2021
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 13, DATË
31.3.2021, “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8688, DATË 23.10.2000, ‘PËR
PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT’,
TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 13, datë 31.3.2021, “Për një ndryshim në ligjin
nr. 8668, datë 23.10.2000, ‘Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit’, të
ndryshuar”.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 4.5.2021.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.