Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Akti normativ nr. 27/2021, datë 1 korrik 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 27/2021
- Data e miratimit
- 1 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 106, 2 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 2 korrik 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2021-07-02
AKT NORMATIV
Nr. 27, datë 1.7.2021
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT
TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në kreun XV, pas pikës 6, të nenit “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008,
“Për procedurat tatimore”, të ndryshuar, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundërvajtjet administrative që lidhen me
afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e
monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas
datës 1 janar 2022.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.