Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital
Ligji nr. 51/2026, datë 8 maj 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2026
- Data e miratimit
- 8 maj 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 3 qershor 2026
- Hyn në fuqi
- 18 qershor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2026-06-03
LIGJ
Nr. 51/2026
PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK, SHËRBIMET E BESUARA
DHE PORTOFOLIN E IDENTITETIT DIGJITAL
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është garantimi i një niveli të përshtatshëm të sigurisë në përdorimin e mjeteve të identifikimit elektronik dhe të shërbimeve të besuara, duke mundësuar dhe duke lehtësuar për personat fizikë dhe juridikë të drejtën për të marrë pjesë në mënyrë të sigurt në shoqërinë digjitale, si dhe për të përdorur shërbimet publike dhe private online.
Neni 2
Objekti dhe fusha e veprimit
1. Ky ligj përcakton rregullat për:
a) kushtet për njoftimin e skemave të identifikimit elektronik dhe portofolit të identitetit digjital;
b) shërbimet e besuara, veçanërisht për transaksionet elektronike;
c) nënshkrimin elektronik, vulat elektronike, vulat kohore elektronike, dokumentin elektronik, shërbimin elektronik të regjistruar të transmetimit, autentifikimin e faqeve të internetit, arkivimin elektronik dhe vërtetimin elektronik të atributeve, menaxhimin e pajisjeve të krijimit të nënshkrimit elektronik, menaxhimin e pajisjeve të krijimit të vulës elektronike dhe regjistrat elektronikë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.