Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtim dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave
Akti normativ nr. 30/2021, datë 27 shtator 2021, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zëvendëskryeministri.
- Numri
- 30/2021
- Data e miratimit
- 27 shtator 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 151, 30 shtator 2021
- Hyn në fuqi
- 30 shtator 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 151, datë 2021-09-30
AKT NORMATIV
Nr. 30, datë 27.9.2021
PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA NË
MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN NGA DHE
NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V. DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE
MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR
RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME
AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i disa ndryshimeve
Miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin,
nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të
Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me
aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij
akti normativ.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.