PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA NË ÇËSHTJET PENALE
Ligji nr. 10193, datë 3 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10193
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 24 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 7 shkurt 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2009-12-24
LIGJ
Nr.10 193, datë 3.12.2009
PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA NË ÇËSHTJET PENALE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave plotësuese procedurale në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen kur parashikohet ndryshe në marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Neni 2
Përkufizime
Për efekte të zbatimit të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoritete gjyqësore të huaja” janë autoritetet e huaja, që, sipas ligjit të huaj përkatës, u është dhënë cilësia për të kërkuar, dhënë ose përcjellë kërkesa që krijojnë marrëdhënie juridiksionale ndërkombëtare.
2. “Autoritete gjyqësore vendase” janë autoritetet e përcaktuara nga ligji nr. 8498, datë 10.6.1999 “Për ratifikimin e konventës europiane “Për ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën penale”.
3. “Letërkërkesë” është forma me të cilën paraqiten kërkesat që krijojnë marrëdhënie juridiksionale ndërkombëtare.
4. “Ministria e Drejtësisë” është Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë.
5. “Shtetas i huaj” është çdo person, me ose pa shtetësi, i cili, sipas legjislacionit shqiptar, nuk është shtetas shqiptar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.