Akt normativ

Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, "Për buxhetin e vitit 2021", të ndryshuar

Akti normativ nr. 31/2021, datë 27 tetor 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
31/2021
Data e miratimit
27 tetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 167, 28 tetor 2021
Hyn në fuqi
28 tetor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2021-10-28

AKT NORMATIV

Nr. 31, datë 27.10.2021

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 137/2020, “PËR BUXHETIN E VITIT

2021”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

VENDOSI:

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

Neni l

“Neni 10

Deficiti faktik i buxhetit të shtetit,

i cili nuk duhet të rezultojë më tepër sesa deficiti

i

përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji, mund të financohet nëpërmjet huamarrjes totale neto nga

burime të brendshme dhe të huaja, prej 182 595 milionë lekësh. Brenda këtij kufiri të huamarrjes

totale neto përfshihet edhe emetimi i mundshëm i një Eurobondi, me vlerë indikative prej 85 218

milionë lekësh. Ky kufi i huamarrjes totale neto mund të tejkalohet vetëm në rastet e përcaktuara

në nenin 20, të këtij ligji.

Vlera indikative e financimit, nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja, është rreth 132

695 milionë lekë, ku përfshihen huamarrjet dhe ripagesat me vlera të përafërta indikative, si më

poshtë vijon:

- Eurobondi 85 218 milionë lekë;

- Huamarrje afatgjata të destinuara për projekte me vlerë rreth 23 428 milionë lekë;

- Huamarrje në formën e “Mbështetjes buxhetore” nga institucione financiare ndërkombëtare,

me vlerë rreth 57 419 milionë lekë;

- Ripagesa të principalit, me vlerë rreth - 34 120 milionë lekë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.