Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave
Akti normativ nr. 32/2021, datë 5 nëntor 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zëvendëskryeministri.
- Numri
- 32/2021
- Data e miratimit
- 5 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 9 nëntor 2021
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2021-11-09
AKT NORMATIV
Nr. 32, datë 5.11.2021
PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË DISA NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN
PËR PRODHIMIN E FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT BV
DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË
SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT
TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË
18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave e të ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të disa ndryshimeve
Miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe
ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të
Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë
18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2
Detyrimet e organeve shtetërore
1. Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export
BV, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe
Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk
do të publikohen në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.