Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar”

Ligji nr. 49/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
49/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
29 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 49/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 49/2012, “PËR

GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE

ADMINISTRATIVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 49/2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve

administrative”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 12 pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë gjykon me 3 gjyqtarë të gjitha çështjet, me

përjashtim të rekurseve të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit që

kanë shqyrtuar padi ndaj aktit nënligjor normativ, si dhe gjykimeve në seancë gjyqësore për

njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, të cilat gjykohen me 5 gjyqtarë.”.

Neni 2

Në nenin 43 pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Vendimi për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, pas përfundimit të gjykimit në

Gjykatën e Lartë, publikohet i plotë në të njëjtën mënyrë me atë të parashikuar nga legjislacioni

në fuqi për botimin e aktit.”.

Neni 3

Në nenin 48 pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Relatori i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, kur çmon se të metat e ankimit

nuk janë konstatuar nga gjyqtari i vetëm sipas nenit 46 të këtij ligji, me vendim njofton palën për

ligjore në rastin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.