PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8577, datë 10 shkurt 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 mars 2021.
- Numri
- 8577
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 13 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2000-01-13
LIGJ
Nr.8577, datë 10.2.2000
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 6, 81, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, statusin
e gjyqtarit, paraqitjen e kërkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues,
marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre.
2. Për çështje që lidhen me procedura që nuk rregullohen nga ky ligj, Gjykata Kushtetuese merr
parasysh edhe dispozitat ligjore që rregullojnë procedurat e tjera, duke marrë në konsideratë natyrën
ligjore të çështjes.
Neni 2
Funksioni i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën
interpretimin përfundimtar të saj.
Neni 3
Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese
1. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
2. Gjykata Kushtetuese gëzon pavarësi të plotë organizative, administrative e financiare për
realizimin e detyrave të caktuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj.
Neni 4
Selia e Gjykatës Kushtetuese
Selia e Gjykatës Kushtetuese është në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
Neni 5
Simbolet që vendosen në Gjykatën Kushtetuese
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 6 tetor 2016 · 99/2016 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.2.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
- 23 mars 2021 · 45/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.