Për disa ndryshime në ligjin nr.115/2021, "Për buxhetin e vitit 2022", të ndryshuar
Akti normativ nr. 19/2022, datë 29 dhjetor 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 19/2022
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 29 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 29 dhjetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2022-12-29
AKT NORMATIV
Nr. 19, datë 29.12.2022
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.115/2021, “PËR BUXHETIN E VITIT 2022”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.115/2021,“Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2022 është:
Të ardhurat | 583 315 milionë lekë;
Shpenzimet | 667 178 milionë lekë;
Deficiti | 83 863 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.”.
Neni 2
Paragrafi i parë, i nenit 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.
Të ardhurat gjithsej | 147 203 milionë lekë,
nga të cilat |
- kontributet | 102 113 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit | 38 490 milionë lekë;
- transferta për indeksimin e pensioneve | 3 100 milionë lekë;
- bonusi i pensionistëve | 3 500 milionë lekë;
Shpenzimet | 147 203 milionë lekë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.