Për sipërmarrjet e investimeve kolektive
Ligji nr. 56/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 56/2020
- Data e miratimit
- 30 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 5 qershor 2020
- Hyn në fuqi
- 20 qershor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2020-06-05
LIGJ
Nr. 56/2020
PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
SEKSIONI 1
OBJEKTI DHE ZBATIMI
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Ky ligj rregullon:
a) themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e shoqërive administruese të fondeve, të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike dhe të shoqërive administruese të fondeve të investimeve alternative, në Republikën e Shqipërisë;
b) themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë;
c) themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë;
ç) shitjen dhe marketimin në Republikën e Shqipërisë të sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj, nëpërmjet shoqërive administruese të fondeve, vendase ose të huaja;
d) marketimin dhe administrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive jashtë Republikës së Shqipërisë nga shoqëri administruese të themeluara në Republikën e Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.