PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS – FAZA E TRETË
Ligji nr. 10004, datë 9 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10004
- Data e miratimit
- 9 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 23 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2008-10-23
LIGJ
Nr.10 004, datë 9.10.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS – FAZA E TRETË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja kuadër e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e projektit “Rehabilitimi i spitalit rajonal të Shkodrës – faza e tretë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5918, datë 22.10.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE KUADËR HUAJE
NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE, QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Banka për Zhvillim e Këshillit te Europës, organizatë ndërkombëtare, Paris (këtu quhet CEB), nga njëra anë, dhe Këshilli i Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Financave (këtu quhet Huamarrësi),
- duke pasur parasysh kërkesën e paraqitur nga qeveria anëtare shqiptare, të datës 15 tetor 2007;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.