Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE”

Ligji nr. 10121, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10121
Data e miratimit
11 maj 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 14 maj 2009
Hyn në fuqi
14 maj 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2009-05-14

LIGJ

Nr. 10 121, datë 11.5.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEDB) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja kuadër e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEDB) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.6162, datë 13.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

F/P 1665 (2009) W

MARRËVESHJE KUADËR HUAJE

NDËRMJET BANKËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR ZHVILLIM DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim, Organizatë Ndërkombëtare, Paris (këtu quhet CEB), nga njëra anë,

Dhe

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Bv. Dëshmorët e Kombit, Tirana, Republika e Shqipërisë (këtu të quajtur Huamarrësi),

- Duke pasur parasysh kërkesën e paraqitur nga Qeveria Anëtare e Shqipërisë, të datës 19 janar 2009;

- Duke pasur parasysh Protokollin e Tretë të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Këshillit të Evropës;

- Duke pasur parasysh Rezolutën e Këshillit Administrativ të CEB-it: 1495 (2006),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.