Ligj

PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË

Ligji nr. 9380, datë 28 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9380
Data e miratimit
28 prill 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 42, 13 qershor 2005
Hyn në fuqi
28 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2005-06-13

LIGJ

Nr.9380, datë 28.4.2005

PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e të drejtës së autorit dhe e të drejtave të tjera të lidhura me të.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjektit pjesëmarrës në veprimtaritë krijuese, prodhuese, tregtare ose në çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike apo shkencore.

Neni 3

Subjektet dhe fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese apo çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:

2.1. Veprat:

a) që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë shtetas shqiptarë;

b) që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë persona fizikë, që jetojnë ose janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë;

c) që janë shfaqur për publikun në Republikën e Shqipërisë ose janë shfaqur për publikun në një vend tjetër dhe, brenda 30 ditëve, janë shfaqur në Republikën e Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 26 qershor 2008 · 9934 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9380, DATË 28.4.2005 “PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË”
  2. 14 shkurt 2013 · 78/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.