Për ratifikimin e “Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për Statusin e Projektit të Asistencës së Policisë së KE-së (ECPA) në Shqipëri”
Ligji nr. 8896, datë 16 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8896
- Data e miratimit
- 16 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 31 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2002-12-31
LIGJ
Nr.8896, datë 16.5.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR STATUSIN E PROJEKTIT TË ASISTENCËS SË POLICISË SË KE-SË (ECPA) NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për statusin e projektit të asistencës së policisë së KE-së (ECPA) në Shqipëri”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3360, datë 4.6.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR STATUSIN E PEOJEKTIT TË ASISTENCËS SË POLICISË SË KE-SË (ECPA) NË SHQIPËRI
Duke marrë në konsideratë Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit, nënshkruar në fillim të shtatorit 1992,
Duke marrë parasysh vendimin WP/2001/970/1/ miratuar nga Komisioni më 11 qershor 2001 në lidhje me ngritjen e një projekti të Asistencës së Policisë së KE-së (ECPA) në Shqipëri,
Duke theksuar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka rënë dakord me ngritjen e një projekti të Asistencës së Policisë së KE-së (ECPA) në Shqipëri,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.