Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN “PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RASTIT TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS” (MARRËVESHJA INTERBUS)

Ligji nr. 9305, datë 4 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9305
Data e miratimit
4 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 13 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
28 dhjetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2004-12-13

LIGJ

Nr.9305, datë 4.11.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN “PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RASTIT TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS” (MARRËVESHJA INTERBUS)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Marrëveshjen “Për transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus” (Marrëveshja Interbus), të nënshkruar në Luksemburg më 3 tetor 2002.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4404, datë 25.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONFERENCA EUROPIANE E MINISTRAVE TË TRANSPORTIT, 28 MAJ 2003

KOMITETI I PËRFAQËSUESVE

GRUPI I TRANSPORTIT RRUGOR

MARRËVESHJA

MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RASTIT TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS (MARRËVESHJA INTERBUS)

Vendimi i Këshillit i datës 3 tetor 2002 mbi konkluzionin e Marrëveshjes Interbus

për transportin e rastit ndërkombëtar të udhëtarëve me autobus

(2002/917/KE)

Këshilli i Bashkimit Europian,

duke marrë në konsideratë Marrëveshjen bazë të Komitetit Europian dhe në veçanti nenin 71 (1) dhe 93, në lidhje me fjalinë e parë të nënparagrafit të nenit 300 (2) dhe të nënparagrafit të dytë të nenit 300 (3), nga ku

duke marrë në konsideratë propozimin nga Komisioni,

duke marrë në konsideratë miratimin e Parlamentit Europian,

ndërsa:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.