Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Akti normativ nr. 36/2021, datë 24 dhjetor 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
36/2021
Data e miratimit
24 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 28 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
28 dhjetor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2021-12-28

AKT NORMATIV

Nr. 36, datë 24.12.2021

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT

TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet shtesa, me këtë përmbajtje:

VENDOSI:

Neni 1

Në kreun XV “Dispozita tranzitore dhe të fundit”, pas pikës 7, të nenit “Dispozita kalimtare”,

shtohet pika 8, me këtë përmbajtje:

“8. Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, zbatimi

i sanksioneve për kundërvajtjet

administrative që lidhen me zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e

monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, do të fillojë të aplikohet pas datës 30.6.2022, për

tatimpaguesit, si më poshtë:

a) tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për

biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para

në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;

b) tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i

rregulluar i energjisë elektrike;

c) bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga

subjektet tatimpaguese.”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.