Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019, "Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme", të ndryshuar

Akti normativ nr. 35/2021, datë 24 dhjetor 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
35/2021
Data e miratimit
24 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 28 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
28 dhjetor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2021-12-28

AKT NORMATIV

Nr. 35, datë 24.12.2021

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 90/2019, “PËR

RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në pikën 1, fjalët “... deri në datën 31 dhjetor 2021 ...” zëvendësohen me “... deri në datën

30 prill 2022 ...”.

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

“1.1 Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-

së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to

bëhet para datës 31 korrik 2022.”.

Neni 2

Në nenin 5, fjalët “... dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 ...” zëvendësohen me

“... dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 ...”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.