Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 10, datë 24.3.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilac Sanayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”
Ligji nr. 53/2021, datë 4 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2021
- Data e miratimit
- 4 maj 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 1 qershor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2021-06-01
LIGJ
Nr. 53/2021
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 10, DATË
24.3.2021, “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË NËNSHKRUAR NDËRMJET
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, MINISTRIT TË
SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK
DHE DISTRIBUTORIT TË AUTORIZUAR ‘KEYMEN ILAC SANAYI VE
TICARET’ AS, PËR FURNIZIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME
VAKSINËN E INAKTIVIZUAR KUNDËR COVID-19 (VERO CELL) CORONAVAC,
TË KRIJUAR NGA SINOVAC LIFE SCIENCE CO, LTD DHE TË PRODHUAR NË
REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 10, datë 24.3.2021, “Për miratimin e
marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit
të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar
‘Keymen Ilac Sanayi ve Ticaret’ AS, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e
inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd.
dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 4.5.2021.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.