PËR TOKËN
Ligji nr. 7501, datë 19 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 29 korrik 1994.
- Numri
- 7501
- Data e miratimit
- 19 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 25 gusht 1991
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1991-08-25
LIGJ
Nr.7501, datë 19.7.1991
PËR TOKËN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:
a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që
ndodhen, në fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;
b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe;
c) toka jobujqësore: ato të zëna nga ndërtimet ekonomike, socialkulturore, repartet
ushtarake dhe oborret e tyre etj., tokat e zëna nga ndërtimet e banimit dhe oborret (avllite) e
tyre, tokat në përdorim të përgjithshem (rrugët, autostradat, aerodrome t, varrezat); vende
shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet; tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzët), kanalet e
ndryshme, lumenjtë, përrenjte, zallishtet, kenetat; sheshet e ndërtesave e të monumenteve me
interes historik e arkeologjik etj.
Neni 2
Shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe
të gjithë të drejtat që përmbahen në këtë ligj.
Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.
Neni 3
Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë vendas
pa shpërblim.
Neni 4
Personave juridikë a fizikë të huaj u jepet në përdorim me qira truall për ndërtime.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 qershor 1993 · 7715 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 19.7.1991 "PËR TOKËN"
- 29 korrik 1994 · 7855 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 29.4.1991 “PËR TOKËN”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.