Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 14, datë 7.4.2021, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 9, datë 22.3.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilac Sanayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, LTD, dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës

Ligji nr. 57/2021, datë 7 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2021
Data e miratimit
7 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 8 qershor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2021-06-08

LIGJ

Nr. 57/2021

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 14, DATË 7.4.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR. 9, DATË 22.3.2021, ‘PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË MARRËVESHJES NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK DHE DISTRIBUTORIT TË AUTORIZUAR “KEYMEN ILAC SANAYI VE TICARET” AS, PËR FURNIZIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME VAKSINËN E INAKTIVIZUAR KUNDËR COVID-19 (VERO CELL) CORONAVAC, TË KRIJUAR NGA SINOVAC LIFE SCIENCE CO, LTD, DHE TË PRODHUAR NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS’”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 14, datë 7.4.2021, “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 9, datë 22.3.2021, ‘Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” AS, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, LTD, dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës’”.

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 7.5.2021.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.