Për disa ndryshime (amendimi i tretë) në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar
Akti normativ nr. 1/2022, datë 9 shkurt 2022, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 1/2022
- Data e miratimit
- 9 shkurt 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 10 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 10 shkurt 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2022-02-10
AKT NORMATIV
Nr. 1, datë 9.2.2022
PËR DISA NDRYSHIME (AMENDIMI I TRETË) NË TEKSTIN E MARRËVESHJES
PËR PRODHIMIN E FURNIZIMIN, NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V.,
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË,
MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT
PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, dhe të ministrit të Shëndetësisë
dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të disa ndryshimeve (amendimi i tretë)
Miratimin e tekstit të disa ndryshimeve (amendimi i tretë) në marrëveshjen për prodhimin e
furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me
aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2
Detyrimet e organeve shtetërore
1. Ndryshimet në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer
Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.