Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 65/2021, datë 20 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2021
Data e miratimit
20 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 6 korrik 2021
Hyn në fuqi
21 korrik 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2021-07-06

LIGJ

Nr. 65/2021

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010,

“PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen shtesat dhe ndryshimi si më poshtë:

1. Në pikën 19 pas fjalëve “nuk lejohet” shtohen fjalët “kryerja e veprimtarive minerare për lejet

ekzistuese dhe”.

2. Në pikën 23 pas fjalës “mineralit” shtohet fjala “të thatë”.

3. Në pikën 32 pas fjalëve “Kadastra minerare” shtohen fjalët “krijohet nga heq ja e sipërfaqes

nga fondi pyjor e kullosor dhe”; dhe pas fjalëve “zonat e lejuara minerare” shtohen fjalët “të cilat

regjistrohen pas heqjes nga fondi pyjor e kullosor.”.

4. Në pikën 37 fjalët “çdo vit” hiqen.

Neni 2

Në nenin 3, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Shteti, për efekt të zbatimit të këtij ligji, përfaqësohet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë

minerare.”.

Neni 3

Në nenin 5, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Sipas nenit 8 të këtij ligji:

a) lejet minerare në zonat mine rare, të përcaktuara në programin vjetor minerar si zona

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.