Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal"

Ligji nr. 70/2021, datë 20 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2021
Data e miratimit
20 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 15 qershor 2021
Hyn në fuqi
30 qershor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2021-06-15

LIGJ

Nr. 70/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2018, PËR

PROJEKTIN “PROGRAMI I INVESTIMEVE PËR ZHVILLIM TË INTEGRUAR

RAJONAL”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë

së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi i

investimeve për zhvillim të integruar rajonal”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë

përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 20.5.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13099, datë 10.6.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM

FINANCIAR 2018, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI I INVESTIMEVE PËR ZHVILLIM TË

INTEGRUAR RAJONAL”

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë

në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës

Federale të Gjermanisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.