Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë", të ndryshuar

Akti normativ nr. 2/2022, datë 2 mars 2022, nga Ministria e Brendshme.

Numri
2/2022
Data e miratimit
2 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 4 mars 2022
Hyn në fuqi
4 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2022-03-04

AKT NORMATIV

Nr. 2, datë 2.3.2022

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002,

“PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli

i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 9/2, të ligjit nr. 8952, datë 10.10.2002, të ndryshuar, shtohet neni 9/3, me këtë

përmbajtje:

“Neni 9/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve, që parashikohen në listat e

zgjedhësve të njësive të vetëqeverisjes vendore, të shpallura me dekretin nr. 13438, datë

20.1.2022, të Presidentit të Republikës, që përfundon deri në datën 6 mars 2022, zgjatet deri në

datën 7 mars 2022.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.