Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e vitit 1988 në lidhje me Konventën Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, 1974
Ligji nr. 66/2021, datë 20 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 66/2021
- Data e miratimit
- 20 maj 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 21 qershor 2021
- Hyn në fuqi
- 6 korrik 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2021-06-21
LIGJ
Nr. 66/2021
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN
E VITIT 1988, NË LIDHJE ME KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
PËR SIGURINË E JETËS NË DET, 1974
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e vitit 1988, në lidhje me Konventën
Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, 1974, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe
është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 20.5.2021
PROTOKOLL I VITIT 1988, NË LIDHJE ME KONVENTËN
NDËRKOMBËTARE PËR SIGURINË E JETËS NË DET, 1974
Palët e këtij Protokolli,
duke qenë Palë të Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, të nënshkruar në
Londër më 1 nëntor 1974;
duke pranuar nevojën për prezantimin në Konventën e lartpërmendur të dispozitave për
vrojtimin dhe certifikimin, në përputhje me dispozitat përkatëse në instrumentet e tjera
ndërkombëtare;
duke pasur parasysh se kjo nevojë mund të plotësohet më mirë me anë të nënshkrimit të një
Protokolli, në lidhje me Konventën Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, të vitit 1974,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni I
Detyrimet e përgjithshme
1. Palët e këtij Protokolli marrin përsipër të zbatojnë dispozitat e këtij Protokolli dhe shtojcës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.