Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 72/2021, datë 27 maj 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
72/2021
Data e miratimit
27 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 101, 24 qershor 2021
Hyn në fuqi
9 korrik 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2021-06-24

LIGJ

Nr. 72/2021

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 081, DATË 23.2.2009, “PËR

LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, në fund të shtojcës që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e tij

shtohet fusha XIV “Teknologji financiare (Fintech) dhe TIK” me këtë përmbajtje:

Nr. Nr. i

fushës/kategorisë

Lloji i

kategorisë

Fusha XIV

Fusha/kategoritë e veprimtarive dhe/ose të

të mirave publike e të përdorimeve të tyre

Teknologji Financiare (Fintech) dhe TIK

48

1.

Licencë

Shërbime të lidhura me tregjet financiare të

bazuara në teknologjinë e regjistrave të

shpërndarë.

49

2.

Licencë

Për teknologjinë e informacionit dhe

komunikimit.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.5.2021

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.