Akt normativ

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8450, datë 24.2.199, "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tryrre" të ndryshuar

Akti normativ nr. 5/2022, datë 12 mars 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
5/2022
Data e miratimit
12 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 14 mars 2022
Hyn në fuqi
14 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2022-03-14

AKT NORMATIV

Nr.5, datë 12.3.2022

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN,

TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE

NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe

Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, të ndryshuar, pas kreut III shtohet kreu III/1, me këtë

përmbajtje:

“KREU III/1

SITUATA E VEÇANTË DHE MASAT PËRKATËSE

Neni 21/1

Situata e veçanta

1. Situatë e veçantë, në kuptim të këtij kreu, janë të gjitha ato situata të cilat krijojnë situatë

emergjente kur tregu hidrokarbur karakterizohet nga:

a) reduktimi i përshpejtuar deri në mungesë i furnizimit me naftë, gaz dhe nënprodukte të

tyre;

b) rritja e ndjeshme e çmimit të tyre në treg;

c) zvogëlimi në mënyrë të ndjeshme i importeve mesatare të naftës/gazit dhe nënprodukteve

të tij, në krahasim me importet mesatare mujore të vitit kalendarik pararendës, për shkak të

mungesave në tregun ndërkombëtar;

ç)

zvogëlimi në mënyrë të argumentuar në një shkalle të tillë që pasojat e pafavorshme të

shkaktuara nga kjo situatë nuk mund të shmangen a të parandalohen pa përcaktimin e masave në

përputhje me këtë kre;

d) çdo situatë tjetër e krijuar në tregun ndërkombëtar, e cila ka sjellë deformime në tregun

vendas.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.