Ligj

Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil

Ligji nr. 74/2021, datë 3 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2021
Data e miratimit
3 qershor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 6 korrik 2021
Hyn në fuqi
6 tetor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2021-07-06

LIGJ

Nr. 74/2021

PËR HEDHJEN NË TREG DHE MBIKËQYRJEN E LËNDËVE PLASËSE PËR PËRDORIM CIVIL

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton:

1. Të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të lëndëve plasëse për përdorim civil, në mënyrë që të garantohet dhe të sigurohet përputhshmëria e tyre me kërkesat ligjore në drejtim të sigurisë, shëndetit, mbrojtjes së interesave të publikut dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendas.

2. Kushtet dhe kriteret për prodhimin, importimin, eksportimin, tregtimin, transportimin, transferimin, magazinimin, përdorimin, transitin, asgjësimin, kërkimin, testimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së lëndëve plasëse, si dhe kriteret për mbikëqyrjen dhe aplikimin e këtij ligji me qëllim mbrojtjen e njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.

3. Mënyrën e organizimit, të drejtat dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për kontrollin, mbikëqyrjen dhe sigurinë gjatë zinxhirit të furnizimit deri te përdoruesi final.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për lëndët plasëse për përdorim civil.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.