Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg
Akti normativ nr. 7/2022, datë 18 mars 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 11 maj 2022.
- Numri
- 7/2022
- Data e miratimit
- 18 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 30 mars 2022
- Hyn në fuqi
- 30 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2022-03-30
AKT NORMATIV
Nr. 7, datë 18.3.2022
PËR TRANSPARENCËN DHE MONITORIMIN E ÇMIMIT PËR DISA
PRODUKTE USHQIMORE BAZË DHE PRODUKTE TË TJERA TË LIDHURA ME
TO, SI PASOJË E SITUATËS SË VEÇANTË TË KRIJUAR NË TREG
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij akti normativ është përcaktimi i rregullave për transparencën dhe monitorimin
e çmimit të disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to si pasojë e
situatës së veçantë të krijuar në treg, në zbatim të pikës 3, të nenit 11, dhe të pikës 1, të nenit 17,
të Kushtetutës.
Neni 2
Situata e veçantë
1. Situatë e veçantë, në kuptim të këtij akti normativ, janë të gjitha ato raste, të cilat krijojnë
situatë emergjente kur tregu i disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura
me to, sipas listës së përcaktuar nga Bordi, karakterizohet nga:
a) rritja e ndjeshme e çmimit të tyre në treg;
b) ulja në mënyrë të ndjeshme e importeve mesatare të produkteve ushqimore bazë dhe
produkteve të lidhura me to, në krahasim me importet mesatare mujore të vitit kalendarik
pararendës, për shkak të mungesave në tregun ndërkombëtar;
c) mungesa e produkteve në mënyrë të argumentuar në një shkallë të tillë, që pasojat e
pafavorshme të shkaktuara nga kjo situatë nuk mund të shmangen a të parandalohen pa
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 11 maj 2022 · 9/2022 · Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshilit të Ministrave, "Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës veçantë të krijuar në treg"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.