Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për projektin “Aftësi për punë”, faza 2, 2019-2023

Ligji nr. 78/2021, datë 14 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
78/2021
Data e miratimit
14 qershor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 6 korrik 2021
Hyn në fuqi
21 korrik 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2021-07-06

LIGJ

Nr. 78/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS

ZVICERANE PËR PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË”, FAZA 2, 2019–2023

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Konfederatës Zvicerane për projektin “Aftësi për punë”, faza 2, 2019–2023 sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.6.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13119, datë 28.6.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta.

MARRËVESHJE

MIDIS KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE

KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR

ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM PËR PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË”, FAZA 2,

2019–2023

Në vijim të përpjekjeve për të fuqizuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve;

Marrëveshjes Kuadër për Bashkëpunimin Teknik dhe Financiar dhe Ndihmën Humanitare midis

Këshillit Federal Zviceran dhe Qeverisë Shqiptare, të nënshkruar më 11 maj 2007 dhe ratifikuar nga

Kuvendi i Shqipërisë si ligji nr. 9801, datë 13 shtator 2007,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.