Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 8/2022, datë 25 mars 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Numri
- 8/2022
- Data e miratimit
- 25 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 50, 1 prill 2022
- Hyn në fuqi
- 1 prill 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2022-04-01
AKT NORMATIV
Nr. 8, datë 25.3.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8450, DATË 24.2.1999,
“PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË
GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe
Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të
gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Në shkronjën “c”, të nenit 21/3, të kreut III/1, fjalët “... shkronjës “c”, të ...” hiqen.
Neni 1
Neni 21/5, i kreut III/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 2
“Neni 21/5
Metodologjia e llogaritjes së çmimit
a) Çmimi
Bordi cakton çdo javë ose, kur e vlerëson të nevojshëm, në diskrecion të tij, çmimin tavan për
shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:
i tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të
publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, në kushtet e lëvrimit FOB
Med, për gazoilin e standardit SSH EN 590 2018 dhe benzinën e standardit SSH EN 228 2018.
Për rastin e GLN-së (gaz i lëngshëm i naftës) çmimi përcaktohet sipas faturës së importimit të
siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.