Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)
Ligji nr. 83/2021, datë 24 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 83/2021
- Data e miratimit
- 24 qershor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 120, 30 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2021-07-30
LIGJ
Nr. 83/2021
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT
PËR ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT DHE NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE NË AFËRSI TË RRUGËS BREGDETARE (VLORË-ORIKUM)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum) në shumën prej 112 500 000 (njëqind e dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) rialësh sauditë sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 24.6.2021
Fondi Saudit për Zhvillim
P.O.BoX 50483 Riad 11523
Mbretëria e Arabisë Saudite
MARRËVESHJE HUAJE
PROJEKTI I REHABILITIMIT DHE I NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE NË AFËRSI TË RRUGËS BREGDETARE (VLORË – ORIKUM) NDËRMJET FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
HUAJA NR. 4/777
NËNSHKRUAR MË 23.8.1441 A.H.
QË KORRESPONDON ME: 5.4.2021 A.D.
MARRËVESHJE HUAJE
MARRËVESHJE e datës 23.8.1442 A.H. që korrespondon me 5.4.2021 A.D.
Ndërmjet:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.