Ligj

Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse

Ligji nr. 80/2021, datë 24 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
80/2021
Data e miratimit
24 qershor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 121, 2 gusht 2021
Hyn në fuqi
17 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 121, datë 2021-08-02

LIGJ

Nr. 80/2021

PËR REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton procedurat e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse, si dhe rregullat për

mbajtjen e regjistrit të tyre për organizata jofitimprurëse, të cilat kanë detyrimin për t’u regjistruar

sipas legjislacionit në fuqi, që përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin,

organizimin dhe veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të lehtësojë procedurat e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse duke

krijuar një mjedis transparent dhe mundësues për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:

1. “Dokumente shoqëruese” janë dokumente të cilat provojnë të dhënat që regjistrohen.

2. “Kërkesë për regjistrim” është kërkesa që regjistrohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

Tiranë për kryerjen e veprimeve në regjistër sipas këtij ligji.

3. “Kërkues” është organizata jofitimprurëse së cilës i përkasin të dhënat që regjistrohen,

njoftohen ose depozitohen në regjistër, ose personat e tjerë që sipas këtij ligji kanë të drejtë të

kërkojnë kryerjen e veprimeve në regjistër.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.