Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar
Ligji nr. 82/2021, datë 24 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 prill 2024.
- Numri
- 82/2021
- Data e miratimit
- 24 qershor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 120, 30 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2021-07-30
LIGJ
Nr. 82/2021
PËR PËRKTHIMIN ZYRTAR DHE PROFESIONIN E PËRKTHYESIT ZYRTAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat për organizimin e funksionimin e shërbimit të përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë dhe për ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kushteve për mirëfunksionimin e shërbimit të përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë, si dhe mbrojtjen e garantimin e ushtrimit të profesionit të përkthyesit zyrtar.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjithë përkthyesit zyrtarë në rastet kur kryejnë përkthim zyrtar në territorin e Republikës e Shqipërisë.
2. Ky ligj zbatohet edhe për interpretuesit e gjuhës së shenjave ose lehtësuesit e komunikimit për personat me aftësi të kufizuar në të folur e në të dëgjuar në rastet kur caktohen nga organet proceduese, sipas legjislacionit procedural në fuqi, ose gjatë shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Kushtetuese.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Gjuha e burimit” është gjuha e prodhimit të një teksti ose dokumenti të shkruar nga i cili është kryer përkthimi në gjuhën e synuar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 prill 2024 · 38/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.