“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”
Ligji nr. 81/2021, datë 24 qershor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2021
- Data e miratimit
- 24 qershor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 120, 30 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2021-07-30
LIGJ
Nr. 81/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 102/2015,
“PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Pas pikës 13 shtohen pikat 13/1 dhe 13/2 me këtë përmbajtje:
“13/1. “Gaz Natyror i Lëngëzuar” (GNL) është gazi metan CH4, i cili kthehet në lëng në
presionin 1 atm dhe temperaturë minus 161 gradë celsius.
13/2. “Gaz Natyror i Komprimuar” (GNK) është gazi metan CH4, i cili komprimohet në
presionin 200 atm.”.
2. Pas pikës 17 shtohet pika 17/1 me këtë përmbajtje:
“17/1. “Impiant me përmasa të vogla” është njësia lëvizëse që përdoret për
prodhimin/depozitimin, transportimin dhe/ose shpërndarjen e sasive të vogla të GNL-së
dhe/ose GNK-së.”.
3. Pas pikës 38 shtohet pika 38/1 me këtë përmbajtje:
“38/1. “Klient i mbrojtur në kuadrin e solidaritetit” është klienti familjar i cili është i lidhur
me një rrjet shpërndarjeje të gazit dhe gjithashtu përfshin një ose të dyja rastet e mëposhtme:
a) instalimi i ngrohjes qendrore nëse është një “klient i mbrojtur” në vend dhe vetëm në atë
masë që u shërben klientëve familjarë ose shërbimeve themelore sociale, përveç arsimit dhe
shërbimeve të administratës publike;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.